Tiranë/ Foshnja bllokohet në shtëpi, zjarrfikësit e nxjerrin nga ballkoni

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 10:23
Tiranë/ Foshnja bllokohet në shtëpi, zjarrfikësit e nxjerrin nga ballkoni

Momente paniku kanë shoqëruar mëngjesin e sotëm një familje në zonën e Freskut në Tiranë. Një foshnje 6-muajshe ka mbetur e bllokuar në shtëpi.

Pamjet janë publikuar në Facebook nga drejtori i zjarrfikësve Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.

Në video shihet momenti kur foshnja është shpëtuar mrekullisht nga zjarrfikësit e Tiranës.

Mësohet se nënës i ishte mbyllur dera e shtëpisë ndërsa ishte jashtë. Foshnja ndodhej brenda, prandaj nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikësve në pamundësi për të bërë diçka vetë.

(Kosova Sot Online)