Helmimi i pesë personave në restorant: Policia del me detaje tjera

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 10:16
Helmimi i pesë personave në restorant: Policia del me detaje tjera

Foto Ilustrim:

Në fshatin Merdarë të Podujevës policia ka arrestuar një të dyshuar nën dyshimin se 5 persona janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit.

Më saktësisht bëhet fjalë për restorant “Ora”, i cili është nën pronësi të Ditar Hotit.

Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje dhe rasti është inicuar si prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor.

“Fsh. Merdare, Podujevë 24.09.2022 – 19:00. Me 25.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se 5 (pesë) persona/viktima meshkuj kosovar janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit. Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)