Imami i Qabesë vizitë tri ditore në Kosovë

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 11:57
Imami i Qabesë vizitë tri ditore në Kosovë

Në vizitë tri ditore do të qëndrojë imami i Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni.

Në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se vizita e tij do të bëhet pas ftesës që ia ka bërë kryetari i BIK, Naim Tërnava.

“Nesër, e mërkurë, më 28 shtator 2022, do t’i prijë namazit të jacisë në xhamisë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Të enjten, më 29 shtator 2022, do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren. Ndërsa të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e BIK.

(Kosova Sot Online)