90 përqind e minatorëve të ngujuar dalin nga miniera, Kryeshefi i Trepçës jep detaje

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 15:27
90 përqind e minatorëve të ngujuar dalin nga miniera, Kryeshefi i Trepçës jep detaje

Kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, ka deklaruar se 90 përqind e punëtorëve që kanë mbetur të ngujuar në Trepçë shkaku i ndërprerjes së rrymës tashmë kanë dalë nga miniera.

Ai ka treguar se pjesa tjetër janë duke dalë.

“Është rregulluar defekti i shkaktuar si pasojë e goditjes së rrufesë. 90 përqind e minatorëve kanë dalë dhe të tjerët janë duke dalë. 10 të tjerë tash po hyjnë në ndërrimin e dytë me punu”, ka thënë Abdurrahmani 

(Kosova Sot Online)