Haradinaj rikujton takimin në Amerikë që rezultoi me krijimin e ushtrisë së Kosovës

  • E.K /
  • 28 September 2022 - 11:58
Haradinaj rikujton takimin në Amerikë që rezultoi me krijimin e ushtrisë së Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rikujtuar takimin që kishte realizuar para katër vjetësh në Pentagon me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Haradinaj ka publikuar fotografi nga ky takim, duke thënë se ka qenë ndër më të rëndësishmit në karrierën e tij dhe se mbështetja e Mattis rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“E rikthej në vëmendjen e opinionit publik një takim të realizuar si sot katër vjet më parë në Pentagon, me Sekretarin e Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ndër më të rëndësishmit në karrierën time politike, mbështetja e të cilit rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Mirënjohës për jetë SHBA dhe Sekretarit Mattis!”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)