Aksidenti në Zhelinë, akoma asnjë gjurmë nga vozitësi

  • E.K /
  • 28 September 2022 - 12:36
Aksidenti në Zhelinë, akoma asnjë gjurmë nga vozitësi

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se deri në ora 11:00 nuk është gjetur akoma vozitësi i veturës së aksidentuar gjatë ditës së djeshme në afërsi të Zhelinës.

Nga SPB Tetovë informojnë se nga ora 08.00 e mëngjesit ka vazhduar kërkimi në brigjet dhe në shtratin e lumit Vardari, në të cilin janë përfshirë edhe policët e SPB Tetovë.

Raportohet se kërkimi bëhet në të dy anët e lumit.

Ndryshe, dje rreth orës orës 11:30 një makinë ne targa të Kumanovës doli nga rruga në hyrje të fshatit Zhelinë dhe ra në ujërat e lumit Vardar.

Për momentin ende nuk ka informacione të konfirmuara se sa persona kanë qenë në veturë.

(Kosova Sot Online)