Vendimi për 100 euro për pensionistët në Kosovë, i çon në këmbë ata të Shqipërisë

  • E.K /
  • 28 September 2022 - 14:12
Vendimi për 100 euro për pensionistët në Kosovë, i çon në këmbë ata të Shqipërisë

Pensionistët dhe minatorë kanë dalë sot në protestë për të kërkuar rritje të pensioneve, ndihmës ekonomike e kompensim deri dhe tek drutë.

Ata thonë se rritja prej 6% është qesharake dhe se këtkojnë që të paktën rritja të jetë sa ç’është në Kosovë.

“Jo vetëm që s’jemi të kënaqur, por të paktën ti barazojë me Kosovën. Kosova shteti më i ri në botë jep 100€, ne me 5 mijë lekë dhe na thotë: A s’jeni të kënaqur? I ra goja duke thënë “I kemi plotësuar standardet”.

Po paguaje ti pensionin si standardet në Europë. Paratë janë, po ikin për tekat e zyrtarëve,” tha një prej tyre.

(Kosova Sot Online)