Më shumë se gjysma e gazit të Nord Stream ka rrjedhur në det, deri në fund të javës s’do të mbetet asgjë

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 09:57
Më shumë se gjysma e gazit të Nord Stream ka rrjedhur në det, deri në fund të javës s’do të mbetet asgjë

Më shumë se gjysma e gazit në tubacionet e dëmtuara të gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 ka rrjedhur nga tubat dhe vëllimi i mbetur pritet të zhduket deri të dielën, ka thënë të mërkurën kreu i Agjencisë Daneze të Energjisë, Kristoffer Bottzauw, raporton Reuters.

Rrjedhjet në tubacione u zbuluan të hënën pasi ato shpërthyen në disa vende në ujërat daneze dhe suedeze. Bashkimi Europian dhe NATO kanë thënë se gjithçka u bë qëllimisht nga Rusia.

Policia daneze ka nisur gjithashtu një hetim për këtë çështje dhe po bashkëpunon me autoritetet policore në Suedi dhe Gjermani, tha shefi i policisë së Kopenhagës Anne Tonnes në një konferencë për shtyp.

Tubacionet përmbanin një total prej 778 milionë metra kub gaz natyror, që korrespondon me 32% të emetimeve vjetore të CO2 të Danimarkës, tha në një deklaratë Agjencia e Energjisë.

(Kosova Sot Online)