Kërkoi shpjegime për marrëveshjen Serbi-Rusi, Hill shkon në zyrë te Vuçiqi

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 12:28
Kërkoi shpjegime për marrëveshjen Serbi-Rusi, Hill shkon në zyrë te Vuçiqi

Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill i ka shkuar në zyre presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të enjten.

Ky takim vjen pak kohë pasi Serbia e ka nënshkruar një marrëveshje në fushën e diplomacisë me Rusinë.

Perëndimi i kishte reaguar Serbisë kundër asaj marrëveshjeje, madje edhe ambasadori Hill – kërkuan shpjegime.

“Kam folur me ambasadorin Hill për detajet e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në dritën e serisë së takimeve të suksesshme që patëm në Nju Jork me zyrtarë amerikanë gjatë sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”,  ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Të mërkurën mediat në Serbi kanë raportuar se perëndimi i ka dhënë ultimatum Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë. 

(Kosova Sot Online)