MASHT nuk e shfuqizon udhëzimin që ndalon uniformën fetare, thonë se po bëjnë diçka tjetër

  • E.K /
  • 30 September 2022 - 10:15
MASHT nuk e shfuqizon udhëzimin që ndalon uniformën fetare, thonë se po bëjnë diçka tjetër

Edona Maloku-Bërdyna, zëvendësministrja e Arsimit, ka thënë se nuk do ta shfuqizojnë udhëzimin administrativ për shaminë, por ka deklaruar se janë duke punuar në rregullimin apo përpilimin e një kodi të mirësjelljes për te gjitha nivelet e arsimit.

Gjatë muajit gusht ka pasur thirrje që udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë për vajzat nën moshën 18 vjeçare të shfuqizohet.

“Ajo që jemi duke bërë në ministri, jemi duke punuar në rregullimin apo përpilimin e një kodi të mirësjelljes për te gjitha nivelet e arsimit. Duam të dalim me disa parime mbi atë se si duhet të vishen komunitetet e shkollave jo vetëm për nxënësit por edhe për mësimdhënësit”, ka thënë Maloku-Bërdyna.

Sipas saj shfuqizimi i udhëzimit administrative do të shkaktonte vakum ligjor.

Në lidhje me çështjen e  shamisë ka pasur shumë debate nëse duhet të shqyrtohet në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut apo të konsiderohet si diçka e imponuar.

Po ashtu në këtë debat përflitet edhe definicionit i laicitetit dhe sekularizmit. 

(Kosova Sot Online)