Emrin e shkruar në top, Kurti-Infantinos: Kundërshtarët le të më godasin këtu

  • E.K /
  • 30 September 2022 - 14:33
Emrin e shkruar në top, Kurti-Infantinos: Kundërshtarët le të më godasin këtu

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ia dhuroi shefit të qeverisë fanelën me numër 9 dhe një top zyrtar të Kampionatit Botëror me emrin e kryeministrit.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të dhuratave, kryeministri Kurti ka ngacmuar opozitën, meqë emri i tij ishte vendosur në topin e dhuruar nga Infantino.

“Meqensë emri im është i shkruar këtu, mund ti them kundërshtarëve të mi të më godasin këtu”, tha Kurti duke qeshur.

“Edhe Fadil Vokrri e ka bartur numrin 9”, tha tutje Kurti.

Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

(Kosova Sot Online)