Zubin Potok: Persona të panjohur dëmtojnë një kabllo optike të policisë

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 10:58
Zubin Potok: Persona të panjohur dëmtojnë një kabllo optike të policisë

Disa persona të panjohur kanë dëmtuar një kabllo optike, e cila ishte në pronësi të policisë, në orët e para të së premtes, në fshatin Uglar të Zubin Potokut.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rastit si më lart”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)