Drejtësia kosovare në kulmin e piramidës së dështimit, asnjë aktgjykim fuqi plotë kundër mafisë dhe kundër krimit

Drejtësia kosovare në kulmin e piramidës së dështimit, asnjë aktgjykim fuqi plotë kundër mafisë dhe kundër krimit
Drejtësia kosovare në kulmin e piramidës së dështimit, asnjë aktgjykim fuqi plotë kundër mafisë dhe kundër krimit

Hasan Preteni

  • 01 October 2022 - 09:13

Shkruan: ANALISTI: Hasan Preteni

Situata e keqe në pjesën e sundimit të ligjit është shumë evidente. Po e konstatojnë të gjithë, mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar. Kosova shtet i dështuar tek pjesa e sundimit të rendit dhe ligjit. Hetues policor të politizuar, të pa aftë dhe jo profesional. Prokuror që vetëm pagat i marrin të majme por që nuk punojnë asgjë për të mirën e shtetit, ligjërojnë gjithandej e trumbetojnë koti por punë nuk bëjnë.

- Asnjë rast, asnjë prokurorë, nuk e ka dërgua deri në fund, nuk e ka fituar në gjykatë. Gjyqtarët edhe pse në numër dyfish më shumë se prokurorët, të pa punë dhe të pavlefshëm. Asnjë aktgjykim fuqiplote kundër mafisë. Dënojnë për komunikacion, vjedhje pyjesh, vjedhje pulash e bagëtish. Kundër krimineleve s’ka aktgjykime meritore. Seanca te stërzgjatura, mungesa neper seanca, prolongime pa fund.

Vjetërsimet i kane për objektiv dhe ato po i realizojnë. Për Vetting koha po kalon dhe kemi filluar të bëhemi skeptik. Nuk mundë ta bënë qeveria e vetme, asnjë hap konkret përveç nismave ligjore. Me urgjence duhet të instalohet llogaridhënia. Kryeprokurori nuk e dinë ku është kuvendi, nuk ka raportuar kurrë sepse kuvendi në seancë plenare asnjëherë nuk e ftoi atë. Të pavarur janë edhe presidentët, kryeministrat, ministrat dhe titullarët e mekanizmave të pavarur. Pavarësia nuk nënkupton të bënë kush çka të donë, pavarësia nënkupton veprimin e pavarur, nënkupton integritet profesional personal dhe institucional. Nuk ndikohet në pavarësi nëse ftoheni të raportoni në Kuvend. Vepro i pavarur por eja e raporto.

Nëse nuk obligoheni për të raportuar nuk ka llogaridhënie. Pa llogaridhënie dhe transparencë nuk ka suksese, nuk ka efikasitet dhe efektivitet. Raportimi do të rriste presionin publik që të punohet më shumë dhe më drejtë. Nuk ka nevoje të shkohet larg, të merren praktikat e shteteve në regjion, ku të gjithë kryeprokurorët raportojnë në Kuvend. Kosova e ka këtë përjashtim dhe për atë edhe rezultatet janë askund. I tërë buxheti për këto kategori është para e humbur!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".