Kryebashkiaku rus: Po iki në luftë që ti largohem gruas

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 10:09
Kryebashkiaku rus: Po iki në luftë që ti largohem gruas

Braktisja e Rusisë nga dhjetëra mijëra meshkuj që kanë kaluar çdo kufi të mundshëm në ditët e fundit, nga ato veriorë të Finlandës deri tek ato jugorë të Kazakistanit, është komentuar në mënyra të ndryshme.

Kryesisht, me vullnetin e tyre për mos t’iu përgjigjur thirrjes së presidentit Vladimir Putin për të luftuar në Ukrainë, ku gjerat për Kremlinin nuk po shkojnë mirë, pavarësisht deklaratës për aneksimin e territoreve të pushtuara.

Ndërkohë, për arsyet që çojnë mijëra të rinj në front, është folur për nacionalizëm, atdhedashuri, ose tru shpëlarje, sipas këndit që shihet çështja.

Por asnjë nga këto komente nuk kanë origjinalitetin e deklaratës të kryebashkiakut të qytetit të Vorkutës,  Yaroslav Shaposhnikov.

Nga të paktët perëndimorë që e kanë vizituar, Vorkuta përshkruhet si një ‘ferr në tokë’, kryesisht për të ftohtin dhe për ndotjen 

I intervistuar mbi fenomenin mbi mobilizimin  e rezervistëve në qytetin e tij, kryebashkiaku u shpreh se,  ‘të paktën 10% i atyre që shkojnë vullnetarë e bëjnë për t’iu shmangur gruas. Ato ndoshta janë mësuar së tepërmi me komoditetet e jetës, dhe nuk bëjnë gjë tjetër se të qahen’, deklaroi ai.

Deklaratat bënë xhiron e rrjeteve sociale ruse, duke e kthyer kryebashkiakun e qytezës minerare të harruar në veriun polar, në një subjekt ‘memesh’.

Shaposhnikov i intervistuar më vonë korrigjoi paksa fjalinë, duke thëne se ishin marrë jashtë kontekstit, por shtoi se ai vazhdon të mendojë se gratë janë suport për burrat, dhe duhet ta mbështesin në çdo situatë’.

Duke parë pamjet e qytezës që në periudhën sovjetike është përdorur edhe si gulag ku punonin dhe vdisnin në miniera të dënuarit politikë, mund të mendohet se arsyeja e vetme e zellit ushtarak është dëshira për të braktisur atë qytet që nga të paktët perëndimorë që e kanë vizituar përshkruhet si një ‘ferr në tokë’, kryesisht për të ftohtin dhe për ndotjen. 

(Kosova Sot Online)