Sekuestrohen pesë armë zjarri në Prishtinë

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 11:03
Sekuestrohen pesë armë zjarri në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas, në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: Dy  revole të tipit ZORAKI, të  kalibrit 7.65 mm, një  revole të tipit SIG SAUER, e  kalibrit 9 mm, një  revole të tipit CZ, e  kalibrit 9 mm, një  revole të tipit CZ, e  kalibrit 7.65 mm, si dhe nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)