Persona të panjohur ia vodhën kamionin

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 09:40
Persona të panjohur ia vodhën kamionin

Një person është ankuar në polici, se persona të panjohur ia kanë vjedhur kamionin e kompanisë.

Sipas ankuesit, kamioni në momentin e vjedhjes ishte i parkuar në parkingun e kompanisë.

“Rr. Natyra, Dardani 03.10.2022-00:45.  Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur  kamioni (auto-pompë për beton) i cili ka qenë i parkuar në një; parking  të kompanisë”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)