Kurti e Osmanin e dinin për largimin e saj, rrëfimi i Doarsa Kica-Xhelilit mbrëmë

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 08:10
Kurti e Osmanin e dinin për largimin e saj, rrëfimi i Doarsa Kica-Xhelilit mbrëmë

Kalimi Doarsa Kica-Xhelilit nga Lista Guxo në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) bëri shumë zhurmë, për faktin se LDK e kishte paraqitur si përforcim të madh, por edhe se ishte deputetja e parë që e “theu” kështjellën e madhe të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

E nga kjo parti e akuzuan shumë – i thanë se largimi i saj nga grupi parlamentar i VV-së “është i sponzorizuar”, nga jashtë – qëllimi sipas pushtetit “është i qartë”, dobësimi i VV-së.

Por Kica-Xhelili nuk do të heshtë më përballë akuzave të tilla – këtë e ka thënë vetë ajo, në  të martën gjatë një interviste.

“Por të thuash, kur pyetesh, për largimin e Doarsa Kica-Xhelilit dhe të thuash me aso sigurie se ka sponsorizme nga jashtë, për mua është jo vetëm niveli më i ulët i shpifjes dhe gënjeshtrës, por e kam një dyshim nëse z. Rrustemi e kupton se në çfarë cilësie po flet. Z. Rrustemi nuk është vetëm qytetar i Republikës së Kosovës dhe madje kryeson komision për legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  Nëse ai thotë se për mua paska pasur sponsorizime nga jashtë, ai duhet të vijë në skenë dhe t’i qes ato sponsorizime nga jashtë”, ka deklaruar Kica-Xhelili, teksa iu ka përgjigjur deputetit të VV-së, Adnan Rrustemit.

Përgjigje nuk ka pasur veç për Rrustemin, por edhe për Donika-Gërvallën, tashmë ish-shefen e Kica-Xhelilit në “Guxo”.

“E ka ndryshuar qëndrimin për reformën në drejtësi”, kishte thënë Gërvalla, refuzon ta pranojë Kica-Xhelili. Madje deklaron se LDK-ja e ka pasur në platformë vettiungun dhe Byronë Shtetërore.

“Donika Gërvalla s’e paska kuptuar pse kam dalur nga aty. Të thuash që kam ndërruar qëndrim për reformën në drejtësi, nuk është e vërtetë. Nëse është dikush që do të punojë për vettingun, jam unë që do të jem përpara zonjës Gërvalla. “Me gjasë nuk e ka informacionin që në vitin 2018, LDK e ka pasur platformën e saj vetingun dhe byronë”, ka thënë ajo.

E pos më Gërvallën, deputetja ka deklaruar se ka pausr një takim dy orësh me krerët e shtetit Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtit.

Ia ka bërë të qartë – largimin. Pretendon që i kanë kërkuar të qëndrojë.

“Më kanë kërkuar që të qëndroj pasi të kthehem nga pushimi. Menjëherë ia kam sqaruar zonjës Osmani vendimin tim, e po ashtu edhe Kurtit pas katër ditësh. Ata kanë qenë të njoftuar para vendimit tim.  Ua kam treguar pozicionin tim që të kaloj në LDK. Nuk dua të lëshohem më shumë në takimet që i kam pasur me të dy”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

E tash e kundërshton Kurtin për vendimin që të mos ekzekutohen pagat e shtatorit për punëtorët të shtetit mbajtën grevë.

Sipas saj nuk është tash momenti që të ndëshkohet dikush, qoftë edhe ligjërisht.

“E kam parë shumë me shqetësim, jo vetëm si LDK, por edhe personalisht. Për mendimin tim dhe të LDK-së, dialogu social nuk është ezauruar”, ka thënë ajo.

“Një nga deputetët më të përgatitura” e ka cilësuar atë tash shefi i Kica-Xhelilit në parti, Lumir Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)