Përgatitja serioze e skenarit rus për bindjen e Serbisë që ta njeh pavarësinë e Kosovës

Përgatitja serioze e skenarit rus për bindjen e Serbisë që ta njeh pavarësinë e Kosovës
Përgatitja serioze e skenarit rus për bindjen e Serbisë që ta njeh pavarësinë e Kosovës

Gurakuç Kuçi

  • 05 October 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI: Gurakuç Kuçi

Rusia do ta njihte Kosovën me kushtin që t’i njihen rajonet e pushtuara në Ukrainë nën precedencën e Kosovës dhe Rusia kinse për ta bindur Serbinë ta njohë Kosovën do kërkonte territor dhe autonomi në Kosovë për serbët. Pastaj po ashtu për Serbinë do kërkohej që t’i jepej edhe Republika Srpska.

Pra, e gjitha është pjesë e një strategjie sllave e koordinuar në mënyrë të përsosur.

Serbia dhe Rusia kanë një koordinim në politikën e jashtme, kështu ka qenë gjithmonë e së fundmi kanë nënshkruar edhe një dokument të tillë publikisht. Edhe shkrimet që janë bërë “se Serbia e ka humbur Kosovën” dhe më pas deklarata e Vuçiqit se “nuk do i njohë rajonet DPR, LPR, Zaporozhye dhe Kherson, duke iu referuar mosgatishmërisë për të konfirmuar një precedent të ngjashëm me atë në Kosovë”, por që ndryshe deklaroi Dodik udhëheqës i Republika Serpskas në Bosnjë, e gjitha është një politikë e koordinuar.

Kjo politikë e koordinuar e sllavëve është e qëllimshme që në procesin e paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, në një konferencë ndërkombëtare të futet edhe Kosova. Në atë konferencë ndër temat tjera që nuk kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, ato që kanë të bëjnë janë: Rusia do ta njihte Kosovën me kushtin që t’i njihen rajonet e pushtuara në Ukrainë nën precedencën e Kosovës dhe Rusia kinse për ta bindur Serbinë ta njohë Kosovën do kërkonte territor dhe autonomi në Kosovë për serbët. Pastaj po ashtu për Serbinë do kërkohej që t’i jepej edhe Republika Srpska.

Pra, e gjitha është pjesë e një strategjie sllave e koordinuar në mënyrë të përsosur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".