Avokati Arianit Koci e falë të riun që e sulmoi: Nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 12:33
Avokati Arianit Koci e falë të riun që e sulmoi: Nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale

Avokati Arianit Koci ka thënë se është ndriçuar rasti i sulmit ndaj tij ditë më parë.

Ai ka thënë se është i bindur se sulmi ndaj tij nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale dhe nuk ka pasur asnjë motiv tjetër, por ka qenë gabim apo veprim i pamatur i një të riu.

Ai ka thënë se ka vendosur që të mos e vazhdojë më tutje rastin dhe e ka falur të riun.

Postimi i tij i plotë:

Rasti i sulmit ndaj meje që ndodhi në Graçanicë, para disa ditëve, ashtu siç edhe e kam pritur, është ndriçuar nga ana e policisë.

Pas analizimit të të gjitha provave, jam bindur që sulmi ndaj meje, nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale.

Po ashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër.

Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu.

Prandaj, unë kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje.

Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë.

E falënderoj #policinaekosovës, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale.

(Kosova Sot Online)