24-vjeçarja piu placentën pas lindjes së vajzës: Traditë familjare

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 13:54
24-vjeçarja piu placentën pas lindjes së vajzës: Traditë familjare

Desiree Van Nice një 24-vjeçare nga Los Angelos thotë se ka pirë placentën pasi lindi vajzën e saj Stella.

Nëna shprehet se placentën e konsumoi duke e bërë smoothie.

Placenta është një organ që zhvillohet në mitër gjatë shtatzënisë dhe siguron oksigjen dhe lëndë ushqyese për fetusin në zhvillim.

Sipas saj kjo është një traditë e familjes e cila duhet ndjekur.

E reja përziu placentën e saj në një blender me mango, boronica, pjeshkë, ananas dhe qumësht kokosi dhe më pas e konsumoi.

Të gjithë procedurën, 24-vjeçarja e regjistroi në kamera dhe e shpërndau videon në TikTok, e cila u bë virale menjëherë.

https://www.dailymail.co.uk/femail/article-11263423/Mom-24-eats-PLACENTA-blending-SMOOTHIE.html

(Kosova Sot Online)