Ky është skenari i rrezikshëm i destabilizimit të Kosovës

Ky është skenari i rrezikshëm i destabilizimit të Kosovës
Ky është skenari i rrezikshëm i destabilizimit të Kosovës

Drizan Shala

  • 05 October 2022 - 13:32

Shkruan: ANALISTI: Drizan Shala

Këto dy elementë në fund japin një pasqyrë e cila është :

Tentativa për destabilizim të sigurisë në njërën anë dhe veprimeve politike të përfaqësuese politik serb në Kosovë duke pritur edhe rezultatet e zgjedhjeve në Bosnje ku dihet që Dodik do të tentoj që të luaj rolin e tij nëse fiton që është bashkimi më Serbin dhe shkëputje nga sistemi i Bosnjës dhe Hercegovinës.

-Deklarimi i Presidentit Putin për një ndryshim të luftës nga ai për çlirimin nga nazizmi tani ka filluar të krijoj një narrativë të atillë që luftën dëshiron ta "kontrabandojë" në një dimension tjetër që ndërlidhet më luftën fetare .

Dhe kjo është tejet e rrezikshme nëse gjen përkrahës te shtetet që janë pjesë e ish sistemit të BRSS-së ku ata mund ti bashkohen luftës në Ukrainë dhe kjo pastaj të marr përmasa tejet të rënda duke parë që shumë shtete edhe brenda bllokut BE/NATO janë skeptik në ofrimin e mundësisë që Ukraina të bashkohet në këtë organizatë.

Problemi është koherent dhe prezent në Kosovë duke marrë parasysh faktin që kemi një qëndrim fortifikues nga qeveria për zbatim të masës së reciprocitetit për targa që skadon në fund të muajt. Në anën tjetër kemi presionin politik për jetësim të Asociacionit të Komunave Serbe që në fakt është pushtet i tretë në terren si dhe vendimin e Gjykatës kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

A mund të pritet tensione kjo është e pa diskutueshme sepse janë dy elemente kryesore :

a. Elementi shtetësi të Kosovës që Serbia nuk po e pranon dhe grupet kriminale në veri duke paraqitur çdo aktivitet të strukturave policore si një veprim agresioni kundër popullatës serbe në atë pjesë.

b. Narativa e krijuar nga Serbia dhe grupeve kriminale që ata duhet të luftojnë dhe ti mbrojnë qytetarët dhe tokën e tyre sepse kështu është konceptuar edhe përgjatë viteve të 90-ta.

Këto dy elementë në fund japin një pasqyrë e cila është :

Tentativa për destabilizim të sigurisë në njërën anë dhe veprimeve politike të përfaqësuese politik serb në Kosovë duke pritur edhe rezultatet e zgjedhjeve në Bosnje ku dihet që Dodik do të tentoj që të luaj rolin e tij nëse fiton që është bashkimi më Serbin dhe shkëputje nga sistemi i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".