Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë për vrasje ndaj një personi

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 14:10
Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë për vrasje ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, K.S. për shkak të veprës penale “Vrasje”.

Ai akuzohet se më 20 janar të këtij viti, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën, e  ka goditur me mjet të mprehtë disa herë viktimën. Për shkak të plagëve të marra, viktima ka vdekur në spitalin e Pejës.

“I pandehuri K.S., akuzohet se me datë 20 janar të këtij viti, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05.”

Komunikata e plotë:

Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë për vrasje

Pejë, 5 tetor 2022- Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet K.S., për shkak të veprës penale “Vrasje” nga neni 172, të Kodit Penale Republikës së Kosovës.

I pandehuri K.S., akuzohet se me datë 20 janar të këtij viti, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05.

Prokurori i çështjes, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe i njëjti të marrë dënimin e paraparë sipas  Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)