Gjendet e pajetë një grua në një depozitë uji

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 08:50
Gjendet e pajetë një grua në një depozitë uji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e ditës së djeshme në Prevezë, Greqi. Një grua është gjetur pa shenja jete brenda një depozite uji.

Autoritete lokale bëjnë me dije se është dashur ndërhyrja e tre zjarrfikësve për të nxjerrë viktimën nga depozita e ujit.

Sipas informacioneve paraprake duket se gruaja e moshuar ka hapur derën e depozitës, ka humbur ekuilibrin dhe rënë brenda depozitës së uji. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

(Kosova Sot Online)