Krejt çka u sekuestrua në aksionin që la të arrestuar 13 persona, në mesin e tyre edhe një polic

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 12:12
Krejt çka u sekuestrua në aksionin që la të arrestuar 13 persona, në mesin e tyre edhe një polic

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se gjatë një hetimi disa mujor në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe me Gjykatën Themelore në Prizren, dje kanë zhvilluar një aksion të koduar me emrin “TOTO”.

Sipas prokurorisë, në këtë aksion janë arrestuar të gjithë të dyshuarit – 13  persona, në mesin e të cilëve është edhe 1 zyrtar policor.

Lidhur me këtë rast janë bastisur- kontrolluar 19 lokacione (vendbanime dhe lokale), dhe në cilësi të provave janë sekuestruar:

“Para te gatshme – 55,388.00 euro (44,861.00 bankënota dhe 10.527.00  monedha të metalta);Para të gatshme – 1,700.00 franga zvicerane; Para të gatshme – 50,000.00 lek; Para të gatshme – 100.00 dollar; Para të gatshme – 1,320.00 dinar serb; Dy (2) armë (një e shkurtë dhe një gjysmë- automatike); Tridhjetë e nëntë (39) copë municion; Njëzet e nëntë (29) telefona mobil; Një (1) Kompjuter llaptop; Dy (2) USB; Treqind e pësëdhjetë (350) pako cigare pa banderola; Gjashtë (6) vetura”, njofton prokuroria.

Personat e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Prizren njofton se për të njëjtit do të kërkojë nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, “Fajdeja” nga neni 331, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, “Sulmi” nga neni 184, “Detyrimi” nga neni 328 dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)