Kjo vajzë i shpëton vdekjes për një fije në Turqi

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 15:23
Kjo vajzë i shpëton vdekjes për një fije në Turqi

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Kjo shprehje merr kuptim më së miri, për një incident të ndodhur me një vajzë në një stacion treni në Samsun të Turqisë.

Vajza e re me kufje në vesh po kalonte shinat e trenit dhe si duket nuk ka mundur të dëgjojë trenin 60 tonësh që vinte pranë saj. Treni ka frenuar në momentet e fundit ndërsa vajza ka mundur të shpëtojë mrekullisht.

Pas marrjes në pyetje vajza e re theksoi se kishte vënë kufjet dhe nuk e kishte dëgjuar trenin. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është pasqyruar masivisht nga mediat turke.

(Kosova Sot Online)