250 mijë vende të lira pune në Zvicër

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 15:47
250 mijë vende të lira pune në Zvicër

Në Zvicër ka një çerek milion vende të lira pune.

Një sondazh nga uebsajti i burimeve njerëzore x28 thotë se gjysma e vendeve të punës po reklamohen përmes agjencive dhe gjysma tjetër në faqet e internetit të vetë kompanisë.

Ndërsa ka një gamë të gjerë opsionesh, është e qartë se ka dy sektorë më në nevojë – infermierët dhe elektricistët.

Nevojiten më shumë se 7000 infermierë dhe afro 5000 elektricistë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Kantonet e Cyrihut dhe Bernës kanë më shumë vende të lira.

(Kosova Sot Online)