Humbi jetën në ditën e lindjes, kush është 44-vjeçari që u aksidentua, e kaluara kriminale

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 10:40
 Humbi jetën në ditën e lindjes, kush është 44-vjeçari që u aksidentua, e kaluara kriminale

Hektor Psatha është 44-vjeçari që ndërroi jetë sot si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, kur makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga.

Lexo edhe: Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Ironia e fatit është se viktima do të festonte sot ditëlindjen.

Ndërkaq mësohet se Hektor Psatha ka qenë emër i njohur për policinë, pasi në të kaluarën ka qenë arrestuar për drogë dhe prostitucion.

Ai ka dalë nga burgu rreth dy vjet më parë.

Psatha ka qenë portier i skuadrës Teuta për minifutboll.

(Kosova Sot Online)