‘Vlon’ falsifikimi i parave në rajonin e Prishtinës

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 09:34
‘Vlon’ falsifikimi i parave në rajonin e Prishtinës

Në rajonin e Prishtinës janë evidentuar disa raste me falsifikim të parave, dy raste në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë, kjo është bërë e ditur në raportin ditorë nga Policia e Kosovës.

Fillimisht në një bankë në Prishtinë, një person kishte tentuar ti depononte në një bankë  dy kartëmonedha të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, dhe me të vërejtur nga punëtori i institucionit financiarë, ai ka lajmëruar policinë, ku këta të fundit kanë bërë konfiskimin e dy kartëmonedhave prej 50 eurove.

Po ashtu edhe në një nga bankat komerciale në Prishtinë, një person tjetër kishte tentuar që të depononte një kartëmonedhe prej 100 euro aty, kjo kartëmonedhe dyshohet se është e falsifikuar, dhe me këtë rast punëtori i bankës ka njoftuar policinë, ku këta të fundit me të dalë në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar monedhën e dyshuar.

Ndërsa në qytetin e Fushë Kosovës, një shitës marketi ka njoftuar policinë se një femër ka bërë pagesë aty me një kartmonedhë e cila dyshohet se është e falsifikuar, edhe në këtë rast kartmonedha në fjalë është konfiskuar.

“FALSIFIKIM I PARASË · Prishtinë 03-05.10.2022. Ankuesi mashkull kosovar puntor i bankës ka njoftuar se nga klientët janë deponuar dy monedha nga 50 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar.”

“Prishtinë 07.10.2022, 11:15. Ankuesi mashkull kosovar puntor i bankës ka njoftuar se nga klientët është deponuar një monedhë 100 euro që dyshohet se është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar.”

“Fushë Kosovë 07.10.2022 – 15:45. Ankuesi kosovar ka njoftuar se në marketin e tij, një femër kosovare ka bërë pagesë me një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar”.

(Kosova Sot Online)