Nisin talljet me Putinin, nga Ukraina ia urojnë ditëlindjen me videon e urës së shkatërruar

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 09:40
Nisin talljet me Putinin, nga Ukraina ia urojnë ditëlindjen me videon e urës së shkatërruar

Sekretari për Siguri Kombëtare i Ukrainës, Oelksiy Danilov, ka publikuar pamjet e shpërthimit të urës që lidh Rusinë me Krimenë, derisa ka bashkëngjitur edhe një video të Marilyn Monore teksa këndon këngën “Happy Birthday Mr. President”.

“Mirëmëngjesi Ukrainë”, ka shkruar Danilov.

Shpërthimi në urë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit derisa ende nuk dihet arsyeja e incidentit. Kjo urë që lidh Rusinë me Krimenë ishte përuruar nga Vladimir Putin më 2018.

Putin ndryshe dje ka festuar ditëlindjen.

(Kosova Sot Online)