Arrestohet një person në Gjakovë, ngacmoi ish të dashurën e tij

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 10:25
Arrestohet një person në Gjakovë, ngacmoi ish të dashurën e tij

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti ka ngacmuar ish të dashurën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari e kishte ngacmuar vazhdimisht vajzën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)