Vuçiq: Perëndimi dëshiron ta anëtarësojë Kosovën në OKB, për t’ia hequr Putinit një argument nga duart

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 10:31
Vuçiq: Perëndimi dëshiron ta anëtarësojë Kosovën në OKB, për t’ia hequr Putinit një argument nga duart

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka insistuar edhe sot se ka marrë një propozim nga Franca dhe Gjermania për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, edhe përkundër faktit se Berlini zyrtar një prej versioneve të publikuara në media e kishte mohuar.

Vuçiq ka thënë se struktura e dialogut po ndryshon dhe se ekziston edhe propozimi nga Gjermania dhe Franca që është në tavolinë e që përfshinë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Në adresimin e sotëm para gazetarëve, Vuçiq ka thënë se nuk është i sigurt se një gjë e tillë duhet të pranohet, derisa ka thënë se pozita e Serbisë po bëhet edhe më e vështirë dita ditës, shkruan Kosovo Online.

“Pozicioni ynë po bëhet më i vështirë dhe më shumë i komplikuar siç kemi parashikuar para 8 muajsh. Perëndimi do të provojë të zgjidh problemin e Kosovës duke e futur Kosovën në Kombet e Bashkuara sepse ata mendojnë se kjo është mënyrë për të zgjidhur problemeve, dhe për t’ia marrë Putinit nga dora argumentin me Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)