Vuçiq: Me 2 apo 3 nëntor fillojnë procedurat për anëtarsimin e Kosovës në Këshill të Evropës

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 11:01
Vuçiq: Me 2 apo 3 nëntor fillojnë procedurat për anëtarsimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në konferencën e sotme për media ka folur edhe për synimin e Kosovës që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Siç pretendon kreu i shtetit serb, procedurat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të fillojnë me 2 apo me 3 nëntor.

Vuciq ka thënë se vetëm po pritet që të largohet anëtari hungarez nga zyra e Komitetit të Ministrave dhe të zëvendësohet nga një anëtar lituanez, shkruan N1.

“Ajo që na pret është që më 2 apo 3 nëntor të fillojë procedura për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, po presin që anëtari hungarez të largohet nga Byroja e Komitetit të Ministrave dhe të zëvendësohet nga një anëtar lituanez dhe atëherë do të fillojnë procedurën që zgjat shumë, por me një rezultat të qartë që Kosova të hyjë në Këshillin e Evropës, nuk do të ushtrohej presion shtesë ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Qëllimi, tha ai, është që Beogradi të lejojë pavarësinë e Kosovës edhe në kuptimin formal.

(Kosova Sot Online)