Ramë Buja rrëfen momentin kur e mori vesh se i ishin vrarë shokët e tij

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 11:31
Ramë Buja rrëfen momentin kur e mori vesh se i ishin vrarë shokët e tij

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, ka rrëfyer momentin emocional, se si e kishte marrë lajmin për rënien e shokëve të tij të ilegales Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Ai ka thënë se Mala e Berisha ishin varë në ditën kur ai ishte arrestuar, por lajmin për rënien e tj e kishte marrë tek tre muaj e gjysmë pas vrasjes së tyre, në çelinë e burgut kur një shok i tij i kishte shprehur ngushëllime.

“Unë isha i organizuar në ilegale me Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën dhe tre muaj e gjysmë pasi jam burgosur e kam marrë vesh që ata janë vra atë ditë kur unë jam burgosur. Pasi jam dërguar nga burgu i Prishtinës, në Mitrovicë dhe pasi më kanë heqë nga çelia ose nga vetmia, një miku im, një shoku im i respektuar Shefqet Dibrani, më thotë o Ramë a u mërzite për shokët që t’ranë? Unë nuk dija gjë, edhe i them për cilët shokë e ke fjalën t’lutem dhe ai thotë për Rexhën dhe Nuhiun.

E rënd shumë e rënd, por e përballueshme sepse e dinim që kush më parë e kush më pastaj do e përjetojmë fatin e tyre, kështu që ishte një diçka që, e përbijshme, por e rënd shumë”, ka rrëfyer i rrëmbyer nga emocionet Ramë Buja për ato ditë të rënda në jetën e tij.

(Kosova Sot Online)