Osmani: Inflacioni po rritet, Qeveria po ndihmon qytetarët

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 09:14
Osmani: Inflacioni po rritet, Qeveria po ndihmon qytetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për takimet që ka realizuar gjatë ditëve të fundit në Pragë, e ku morën pjesë mbi 40 liderë evropianë.

E pyetur nga TRT World për ndikimet që ka pasur lufta ukrainase në Kosovë, Osmani ka përmendur se inflacioni është duke u rritur.

Megjithatë, Osmani shtoi se Qeveria ka miratuar një paketë të re kundër inflacionit për të përkrahur qytetarët.

“Natyrisht, Kosova është e prekur njësojë si shumë vende të tjera evropiane. Natyrisht, ne do të kemi probleme me energji këtë dimët, prandaj jemi duke u marrë me të, për të bërë përgatitjet e nevojshme që jetesa, qytetarët të mos jenë të prekur shumë. Dhe, në të njëjtën kohë, inflacioni është duke u rritur për atë arsye Qeveria ka miratuar një paketë të re kundër inflacionit për të përkrahur familjet, studentët, të moshuarit dhe sektorin publik dhe atë privat”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)