Të gjitha shtetet e pa zhvilluara po “eksportojnë” kriminel në vendet e Bashkimit Evropian

Të gjitha shtetet e pa zhvilluara po “eksportojnë” kriminel në vendet e Bashkimit Evropian
Të gjitha shtetet e pa zhvilluara po “eksportojnë” kriminel në vendet e Bashkimit Evropian

Blerim Burjani

  • 10 October 2022 - 07:20

Shkruan: ANALISTI: Blerim Burjani

Krimi dhe kryesit e veprave penale, kudo që ndodhin ato nga individët e prirë për veprime të tilla, nuk kanë ngjyrë dhe përkatësi etnike as politike. Kriminelët dhe shkelësit e ligjeve, qofshin ato kombëtare apo ndërkombëtare, janë të të gjitha nacionaliteteve. Krimi nuk ka komb dhe nuk ka religjion.

Kriminelët janë thjeshtë kryes dhe organizator të krimit, pra duhet të luftohet ky krim, por edhe të gjithë ata persona problematik duhet të dëbohen prej secilit do shtet ku ata kanë shkuar, janë sistemuar, kanë emigruar apo në formë tjetër janë të vendosur e sistemuar, jo vetëm nga BE por kudo dhe kurdo.

Pra në të gjitha shtetet që kanë sistem të mirëfilltë ligjor dhe drejtësi funksionale, duhet të merren masa kundër dukurive të krimit. Më e keqja është se kemi përplot persona që jetojnë edhe si apatrid, pra persona pa shtetësi, dhe të tillët mundë të jenë kryes të veprave të shumta penale kudo që ata qarkullojnë dhe jetojnë, në vendet e BE-së apo kudo tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".