
Lexoni edhe:
Masat qytetare në Kosovë nuk duan ideologji, duan mënyra e forma për përmirësimin e jetës
Komuna e Prishtinës ka shpallur sot hapjen e ofertave për një kontratë të paraparë në vlerë prej tetë milionë eurove.
Përmes këtij tenderi, Komuna e Prishtinës synon projektojë dhe të ndërtojë një sallë të re për sportet me dorë.
“Autoriteti Kontraktues do të kualifikoj në maksimum 6 operator ekonomik. Faktori i cilio do të merret në konsideratë gjatë ri ekzaminimit është a) Vlera më e lartë e kontratave të përfunduara me sukses që e plotësojnë kriterin e kapacitetit teknik deklaruar në aneksin 4”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit për kontratë të publikuar sot nga Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës, afati për dorëzimin e ofertave për tenderin në fjalë do të përfundojë më 30 tetor.
Zyra e Prokurimit ka bërë të ditur se do të kualifikojë deri në gjashtë kompani private në garën e ofertave për tenderin 8 milionësh.
https://prishtinaonline.com/uploads/b05_njoftim_per_kontrat_1%20(196).pdf
(Kosova Sot Online)