Pas disa problemeve të rënda shëndetsore, vdes ish-ushtari i UÇK-së

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 08:28
Pas disa problemeve të rënda shëndetsore, vdes ish-ushtari i UÇK-së

Pas disa problemeve të rënda shëndetsore, ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Aldaid Haziraj.

Këtë e bëri të ditur deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Berisha tha se detajet mbi ceremonin e varrimit do të bëhen të ditura me kohë.

Postimi i plotë

Të nderuar bashkëluftetarë, miq e familjarë!
Sapo mora lajmin e trishtë qe na paska lenë Aldaid Haziraj, bashkëluftetari i ditëve të para të luftës për liri.

Aldaidi ishte ndër luftëtarët më të rinjë të brigadës tonë që qendroi krenar deri në ditët e lirisë!
Fatkeqësisht ka kohë që u perball me probleme të rënda shëndetsore.

Për detajet mbi ceremoninë e varrimit do të ju njoftojmë me kohë!
Lavdi ushtarit!

(Kosova Sot Online)