Të shtënat me armë para Ministrisë së Tregtisë, policia jep detaje të reja

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 11:41
Të shtënat me armë para Ministrisë së Tregtisë, policia jep detaje të reja

Dje para Ministrisë së Tregtisë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Lidhur me këtë, detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Policia njofton se ankuesi ka informuar se derisa ishte duke lëizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij e më pas janë larguar.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë 10.10.2022 – 15:35.  Ankuesi mashkull ka informuar se për deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar.  Si pasoj e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit.  Nuk  raportohet për  të lënduar. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)