Lexoni edhe:
Vrasja makabre e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu në tetor dalin para gjykatës
Një infermiere është akuzuar se helmonte foshnjat e shëndetshme në spital. Lucy Letby është akuzuar për vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave, si edhe për tentativën për të vrarë 10 foshnja të tjera në spitalin “Countess of Chester” në Britaninë e Madhe.
Prokurori Nick Johnson KC, tha se ajo ishte një “prezencë e vazhdueshme keqdashëse” në njësinë neonatale të spitalit.
Juristët dëgjuan se zonja Letby pretendohet se ka tentuar të vrasë një fëmijë tre herë, ndërsa një tjetër ka vdekur si pasojë e injektimit të ajrit.
Anëtarët e familjes së disa prej foshnjave të përfshira në këtë rast ishin mes të pranishmëve në gjykatë, ndërsa zoti Johnson hapi prokurorinë. Ai tha se institucioni Chester ishte një “spital i përgjithshëm i zënë si shumë të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar”.
Por “ndryshe nga shumë spitale të tjera, brenda njësisë neonatale në Spitalin “Countess of Chester”, një helmuese ishte në punë”.
“Para janarit 2015, statistikat për vdekshmërinë e foshnjave në njësinë neonatale “Countess of Chester”, ishin të krahasueshme me njësi të tjera të ngjashme. Por gjatë 18 muajve të ardhshëm apo më shumë, pati një rritje të konsiderueshme të numrit të foshnjave që po vdisnin dhe apo po kalonin kolapse të rënda katastrofike”.
Ai tha se rritjet u vunë re nga konsulentët e spitaleve, të cilët ishin të shqetësuar se “foshnjat që po vdisnin ishin përkeqësuar në mënyrë të papritur”,
“Duke kërkuar për një shkak, të cilin ata nuk mundën ta gjenin, konsulentët vunë re se kolapset dhe vdekjet e pashpjegueshme kishin një emërues të përbashkët, që ishte prania e një prej infermiereve neonatale dhe ajo ishte Lucy Letby.”
Johnson i tha gjykatës se meqenëse mjekët nuk mund të jepnin llogari për kolapset dhe vdekjet, policia u thirr dhe kreu një “shqyrtim të mundimshëm”.
“Ky hetim tregon se në periudhën ndërmjet mesit të vitit 2015 dhe mesit të vitit 2016, dikush në njësinë neonatale helmoi dy fëmijë me insulinë”, tha ai.
“Prokuroria thotë se i vetmi përfundim i arsyeshëm që mund të nxirret nga provat që do të dëgjoni është se dikush i helmoi këto foshnje qëllimisht me insulinë”.
Prokurori tha se askush nuk mendonte se dikush do të përpiqej të vriste foshnjat në një njësi neonatale.
Gjykatës iu tregua një tabelë që tregonte infermierët që ishin të pranishëm në detyrë kur kishin ndodhur incidentet e supozuara kriminale.
Duke vënë në dukje, si shembuj, tre veprat e para të supozuara me kohë, ai tha se grafiku tregonte se i vetmi person që ishte i pranishëm në të tri rastet ishte e pandehura.
“Shumë nga ngjarjet në këtë rast kanë ndodhur në turnin e natës. Kur Lucy Letby kaloi në turne ditore, kolapset dhe vdekjet kaluan në ditën. Të gjitha ishin vepër e gruas në bankën e të akuzuarve, e cila, themi, ishte prania e vazhdueshme keqdashëse kur gjërat morën për keq për këta 17 fëmijë.
Jurisë i është thënë se gjyqi mund të zgjasë deri në gjashtë muaj./A2/
(Kosova Sot Online)