Arrestohet burri nga Klina, dyshohet që s’e la të udhëtonte jashtë shtetit ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 12:13
Arrestohet burri nga Klina, dyshohet që s’e la të udhëtonte jashtë shtetit ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Klinë.

Atje është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka mbajtur dhunshëm ish bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët.

Sipas Policisë, i dyshuari nuk e ka lejuar ish gruan e tij, shtetase të huaj, të udhëtojë jashtë vendit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt.

Raporti i plotë:

DHUNË FAMILJARE

Klinë 10.10.2022 – 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mbajtur dhunshëm duke mos e lejuar që të udhëtonte jashtë shtetit ish bashkëshorten e tij shtetase e huaj dhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje,  ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurte. 

(Kosova Sot Online)