Gjakovari blen veturë jashtë vendit, shitësi nuk i përgjigjet më

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 12:32
Gjakovari blen veturë jashtë vendit, shitësi nuk i përgjigjet më

Një burrë në Gjakovë ka blerë veturë jashtë shtetit, mirëpo shitësi nuk i është përgjigjur më.

Ai ka deklaruar se e ka bërë një pagesë përmes bankës për blerjen e kësaj veture.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar si “Mashtrim”.

Raporti i plotë:

MASHTRIM

Gjakovë 03.10.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte bërë një pagesë përmes bankës për blerje e një veture jashtë shtetit, mirëpo pas pagesës shitësi nuk i është përgjigjur më. Rasti është duke u hetuar. 

(Kosova Sot Online)