Aksioni në Brezovicë: Sekuestrohen rreth 50 villa të politikanëve, biznesmenëve e gjyqtarëve

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 19:19
Aksioni në Brezovicë: Sekuestrohen rreth 50 villa të politikanëve, biznesmenëve e gjyqtarëve

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe Policisë së Kosovës për aksionin e villave në Brezovicë.

Prokurori Rasim Maloku, e ka konfirmuar këtë duke thënë se aksioni do të vazhdojë.

“Për sot e kemi përfunduar aksionin. Janë sekuestruar rreth 50 villa dhe aksioni do të vazhdojë përsëri”, ka thënë shkurt Maloku duke mos dhënë detaje shtesë.

 Mësohet se në këtë aksion të Prokurorisë janë sekuestruar villa të politikanëve, biznesmenëve e gjyqtarëve.

(Kosova Sot Online)