Blinken telefonon Vuçiqin: Arritja e shpejtë e marrëveshjes me Kosovën e domosdoshme

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 20:02
Blinken telefonon Vuçiqin: Arritja e shpejtë e marrëveshjes me Kosovën e domosdoshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është përfshirë direkt në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e ka telefonuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilit ia ka bërë me dije se arritja e shpejtë e marrëveshjes me Kosovën është e domosdoshme.

Sipas mediumit serb rtv.rs, Blinken ka folur me Vuçiqin edhe për raportet e Beogradit me Rusinë si dhe për energjinë.

(Kosova Sot Online)