Pedagogia nga Shqipëria për deklaratat e Igballe Hudutit: E shokuar, s’mund të quhet islamologe

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 09:45
Pedagogia nga Shqipëria për deklaratat e Igballe Hudutit: E shokuar, s’mund të quhet islamologe

Pedagogia, Malvina Tafçiu thotë se deklarata e Ikballe Hudutit, e cila tha se i ka gjetur dy gra të tjera bashkëshortit të saj, është personale dhe se ajo nuk mund të quhet islamologe.

Tafçiu u shpreh se deklarata të tilla nuk përfaqësojnë islamin e vërtetë.

“E them me bindje që shokohemi kur dëgjojmë të tilla deklarata. Deklarata të tilla si e zonjës Ikballe, që martesa promovon martesën e përkohshme, e theksoj që është në mënyrë kategorike e ndaluar fetarisht. Nuk e përligj me urdhëresat e islamit, nëse flasim për islamin e vërtetë. Është gabim.

Deklaratat e saj janë personale dhe nuk mund ta quajmë ismanologe. Një deklaratë individuale të zonjës nuk mund ta quajmë gjithëpërfshirëse të islamit të vërtetë. Ajo përfaqëson veten e saj, është në minorancë”, theksoi ajo.

Ka bërë shumë bujë së fundmi deklarata e islamologes Ikballe Huduti në një program televiziv në Kosovë, teksa ajo është shprehur se i ka gjetur vetë edhe dy gra të tjera për burrin e saj.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga shumë gra të tjera besimtare, të cilat nuk bien dakord me këtë zgjedhje të Ikbales.

Nuk është vetëm rasti i saj, sepse më herët është përfoluar gjithashtu në media për gra të tjera të njohura publikisht, të cilat kërkojnë që të legjitimohet poligamia dhe që bashkëshortët e tyre të jenë të lirë të kenë sa gra të duan, për aq kohë sa mund t’i trajtojnë të gjitha njësoj.

(Kosova Sot Online)