FMN parashikon rritjen ekonomike të Kosovës: Hiq më shumë se 2.7 për qind

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 09:47
FMN parashikon rritjen ekonomike të Kosovës: Hiq më shumë se 2.7 për qind

FMN në raportin “Perspektiva Ekonomike Botërore: Luftimi i krizës së kostos së jetesës” thekson se për vitin 2021 rritja ekonomike ishte 9.5 për qind.

FMN shton se për vitin e ardhshëm rritja ekonomike nuk do të jetë më shumë se 3.5 për qind.

Sheh parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës në 2.7 për qind

Në përgjithësi, institucioni kryesor financiar e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike botërore, ku thotë se do të ngadalësohet nga 6 për qind që ishte në vitin 2021 në 3.2 për qind më 2022 dhe 2.7 për qind më 2023. Pra, që është rritja më e dobët që nga viti 2001, me përjashtim të krizës financiare botërore 2008-2009 dhe asaj të pandemisë COVID-19.

“Inflacioni në botë parashikohet të rritet nga 4.7 për qind më 2021 në 8.8 për qind në 2022, e që do të bjerë në 6.5 për qind më 2023 dhe në 4.1 për qind më 2024”, thekson FMN në raport.

Image

Parashikimi i rritjes ekonomike të Kosovës | Burimi: FMN

Po ashtu, BB-ja në raportin e saj të fundit thotë se rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kosovës për vitin 2022 pritet të ngadalësohet në 3.1 për qind.

Sipas BB-së, në kontekstin aktual, mbështetja për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të energjisë dhe ushqimeve duhet të fokusohet te më të cenueshmit.

(Kosova Sot Online)