Rama me mision anti-Marty në Strasburg, takon zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 14:39
Rama me mision anti-Marty në Strasburg, takon zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka arritur në Strasburg prej ku edhe do t’i drejtohet Këshillit të Evropës. Para mbledhjes së Këshillit, Rama ka takuar edhe Sekretaren e Përgjithshme, Marija Pejcinovic Buric.

“Me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić”, ka shkruar Rama në njoftimin për takimin.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Evropës, Rama pritet që të flasë edhe për Raportin e senatorit zviceran, Dick Mart, mbi pretendimet e të cilit është themeluar edhe Gjykata Speciale.

Edi Rama gjatë përurimit të librit të Enver Hoxhajt muaj më parë në Prishtinë kishte zbuluar se do të inicionte një Rezolutë përmes të cilës do të kërkonte që Këshilli i Evropës të rishqyrtojë edhe një herë pozicionin për raportin e Dick Martyt.

Rama një raport të tillë e ka cilësuar skandaloz dhe trillim që s’ndërlidhet asgjë me të vërtetën.

Zërin kundër këtij Raporti, Edi Rama e ka ngritur edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. 

(Kosova Sot Online)