Tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe çelësi i fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen finale

Tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe çelësi i fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen finale

Hajrullah Tërnava

  • 12 October 2022 - 14:28

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Thënë çartë, tani i mbetet Kryeministrit të Kosovës që të del me një propozim konkret, qoftë me atë që e parasheh kushtetuta e Kosovës, dhe në mënyrë të argumentuar ta jep variantin e për asociacionin që tani duhet të krijohet. Më në fund kushtetuta i parasheh asociacione edhe komunave shqiptare si dhe të serbëve, duke respektuar funksionimin e shtetit sikur që është përshkruar në preambulën kushtetuese, dhe ngjashëm me atë formulim, edhe përfaqësuesit e qeverisë duhet të dalin me një propozim të tillë për Asociacionin dhe ta zbërthejnë konstatimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese në vepër.

-Bisedimeve të deritanishme mes Serbisë dhe Kosovës që duhet të përfundojnë me njohje reciproke, sipas te gjitha gjasave po i ofrohet fundi, sepse tani shtete të rëndësishme sikur që është Gjermania, që po ndërmjetësojnë, tani edhe më vendosmërisht po qëndrojnë në anën e Kosovës, dhe po i tërheqin vërejtjen Serbisë se nuk mund të krijohet një Srpska Republikë në Kosovë, e ngjashme me atë në Bosnjë e Hercegovinë, prandaj tani kërkesa për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, po shndërrohet në çelësin kryesor të vazhdimit të dialogut të bllokuar, me Serbinë, për arritjen e marrëveshjes finale, për të cilën janë angazhuar dhe janë duke punuar seriozisht dhe intensivisht, me ndërmjetësim të shtuar e të përqendruar jo vetëm BE por edhe SHBA-ja.

Kjo kërkesë vazhdimisht është duke u theksuar, për ta gjetur një model të përshtatshëm të krijimit të një Asociacionit edhe nga miqtë më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës që kanë lobuar, e kanë mbështetur atë dhe po ashtu edhe në procesin e njohjeve janë angazhuar me njohjet e reja që i kanë stimuluar dhe siguruar.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar temën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si “temë të nxehtë”, në dialogun Kosovë-Serbi, duke a kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që sa më parë t’i japë propozimet e saj sa i përket formimit të Asociacionit, teksa ka theksuar se për të është mjaftë e qartë se nuk do të ketë mundësi që në Kosovë të krijohet një “Republika Srpska”, e ngjashme me atë në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai ka thënë se ky qëndrim i Gjermanisë është shumë i qartë, është qëndrim zyrtar dhe shumë publik, të cilin e ka konfirmuar si vendim shtetëror të Gjermanisë i dërguari special gjerman për Ballkanin kur ishte në Beograd të premten. E ku ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është obligim kontraktues i Kosovës, i ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. “Pra, Kosova duhet të veprojë për këtë dhe ju e dini, sa më shpejtë të vendosë diçka në tavolinë që është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, aq më shumë do të ç’mitizojë dhe relaksojë bisedën”, ka thënë ambasadori gjerman Rohde.

Sipas tij, nëse Kosova do të ketë propozime do të jetë më e lehtë arritja e një marrëveshje me Serbinë, pasi që vetëm duke thënë “jo, ajo nuk është një rrugëdalje që siguron rezultat në ecurinë e dialogut. Ambasadori i Gjermanisë, ka thënë qartë se Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin, sepse sipas tij ajo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe ky tani më është obligim për të cilin duhet dhënë propozimi I zgjidhjes në përputhje me kushtetutën. Thënë çartë, tani i mbetet Kryeministrit të Kosovës që të del me një propozim konkret, qoftë me atë që e parasheh kushtetuta e Kosovës, dhe në mënyrë të argumentuar ta jep variantin e për asociacionin që tani duhet të krijohet.

Më në fund kushtetuta i parasheh asociacione edhe komunave shqiptare si dhe të serbëve, duke respektuar funksionimin e shtetit sikur që është përshkruar në preambulën kushtetuese, dhe ngjashëm me atë formulim, edhe përfaqësuesit e qeverisë duhet të dalin me një propozim të tillë për Asociacionin dhe ta zbërthejnë konstatimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese në vepër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".