Gjermania zotohet për mbështetje në zhvillimin e bujqësisë së Kosovës

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 11:41
Gjermania zotohet për mbështetje në zhvillimin e bujqësisë së Kosovës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po qëndron në Gjermani për vizitë zyrtare, dje ka takuar edhe ministrin e Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir, për të folur për bashkëpunim mes të dyja vendeve në këtë fushë. 

Për këtë takim ka njoftuar vetë Ministria për Ushqimin dhe Bujqësinë e Gjermanisë, e cila dha zotim për mbështetje ndaj Kosovës.

“Ne si Ministri jemi të përkushtuar për të qartësuar perspektivat e anëtarësimit për Kosovën dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështesim zhvillimin e sektorit bujqësor të Kosovës me projekte dhe formate dialogu”.

Gërvalla dje është pritur nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, me të cilën foli mbi situatën politike dhe marrëdhëniet mes dy shteteve.

(Kosova Sot Online)