Lajçak pas takimit me Kurtin përmend intervenimin e Macron, Sholc e Blinken në dialog

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 12:56
Lajçak pas takimit me Kurtin përmend intervenimin e Macron, Sholc e Blinken në dialog

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se tema e energjisë dhe targave e kanë dominuar takimin e tij me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, krahas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku Lajçak e ka përmendur edhe përfshirjen Presidentit francez Macron, Kancelarit gjerman, Scholz dhe sekretarit amerikan Antony Blinken në dialog.

Lajçak po ashtu ka thënë se të hënën do ta vizitojë Beogradit për të njëjta tema.

Ai ka folur shkurt për gazetarët pas takimit me Kurtin.

“E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me intervenim të presidentit Macron e kancelarit Scholz dhe përfshirjen e Blinkenit”, ka thënë Lajçak para gazetarëve.

“Diskutuam hapat e ardhshëm. Tema tjetër ishte ajo për energjinë dhe për targat”, ka thënë ai.

Takimi i Lajçakut në Kosovë ishte i papritshëm, në një kohë kur sekretari amerikan Antony Blinken ka telefonuar Kurtin dhe Vuçiqin pikërisht për çështjen e dialogut.

(Kosova Sot Online)