Mbi 1 mijë zyrtarë policorë braktisën punën vullnetarisht

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 13:10
Mbi 1 mijë zyrtarë policorë braktisën punën vullnetarisht

Për 23 vjet, Policinë e Kosovës e kanë braktisur në mënyrë vullnetare 1 273 zyrtarë policor.

Ata kanë dhënë dorëheqje nga ky shërbim për arsyeje nga më të ndryshimet.

Disa prej tyre tashmë janë punësuar në vendet e Bashkimit Evropian e disa tjerë kanë ndërruar vendin e punës në Kosovë.

Shifra shqetësuese e largimeve është publikuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës në një letër që ka nisur në adresë të kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë, brenda vitit mesatarisht rreth 55 zyrtarë policor e lënë uniformen.

Rikujtojmë se zyrtarët policor ende nuk kanë sigurim shëndetësor ani pse ka vite që kjo temë trajtohet nga institucionet kompetente.

Sindikata ka njoftuar se aktualisht në Policinë e Kosovës janë 9 342 punonjës të rregullt duke përfshirë këtu zyrtarët e uniformuar dhe stafin civil.

(Kosova Sot Online)